Lajme

Ministria e FSK-së i jep tender kompanisë me ofertë gjysmë milioni më të shtrenjtë

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 07 September 2017

Gjysmë milioni euro më shtrenjtë dhe mbi vlerën e parashikuar të kontratës, Ministria e Forcës së Sigurisë e Kosovës ia ka dhënë tenderin për furnizim me municion për nevojat e FSK-së kompanisë së shenjëtarisë “Katana”.

Kjo ministri e kishte eliminuar nga gara kompaninë tjetër “Lenti & Fiocchi Munizioni S.P.A” me arsyetimin se njëri anëtar i grupit “Fiocchi Munizioni SPA” nuk ka qenë i regjistruar në platformën elektronike në rastin e hapjes së ofertës, edhe pse një gjë e tillë nuk ishte kërkuar në dosjen e tenderit.

Megjithatë, vendimi për dhënien e kontratës është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, pasi ky institucion ka konstatuar se ka pasur shkelje të Ligjit të prokurimit publik gjatë procedurave tenderuese dhe lënda është kthyer në rivlerësim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera