Karburanti do të shtrenjtohet prapë
Autori: Gazeta inFokus
15:33 | 06 September 2017
Një taksë e re e parashikuar me vendim qeverie pritet ta bëjë edhe më të shtrenjtë çmimin e karburantit në vend. Në një artikull të fimosur nga Gjergj Erebara për Reporter.al thuhet se : “Pikat e shitjes së karburanteve do t’i paguajnë pushtetit vendor një tarifë licensimi — 3 milionë lekë për pikat që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Tiranë dhe një milion lekë për bashkitë e tjera.
Sipas Unionit të Shoqërive të Hidrokarbureve Shqiptare, taksa e re e licensimit ndaj pikave të shitjes me pakicë të karburanteve do të rrisë çmimin e karburantiit nga 1 në 10 lekë për litër, në varësi kjo të sasisë së karburantit të shitur nga njësia e taksuar.
Në gusht, Bashkia Tiranë vendosi të kërcënojë me bllokim pikat e karburanteve duke kërkuar tarifat e reja të licencimit. Duke mos e marrë mundimin për të fshehur faktin që kjo nuk është një tarifë licencimi por një taksë, nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku deklaroi se këto të ardhura do të “shpenzohen për çerdhe, kopshte, lulishte, parqe”.
Pak ditë më parë, edhe Bashkia e Elbasanit hyri në aksion për të rrëmbyer nga pikat e karburantit të njëjtën tarifë licencimi të cilën Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sakaq antikushtetuese.
Në fakt kjo gjykatë e rrëzoi një vendim qeveri të vitit 2015 me arsyetimin se tarifat e tij të larta e bënin atë anitikushtetues. Por qeveria i rishikoi disi tarifat në prill 2017 insiston për futjen në fuqi të ligjit.
Aktualisht Shqipëria ka taksat më të rënda mbi karburantet në rajon, gjë që është reflektuar në çmime gati 30 për qind më të larta të naftës apo benzinës në krahasim me Kosovën apo Maqedoninë.

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...





























