Dalin shifrat/ Shqiptarët, “të fiksuar” pas celularit. Si po zhvlerësohet kompjuteri
Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 06 September 2017
Interneti është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës për shumicën prej nesh. Rrjetet sociale, puna dhe arsye e të tjera na bëjnë që të kalojmë orë të tëra duke klikuar. Shumica duket se preferojnë që këtë ta bëjnë nga celulari i tyre.
Të dhënat e gjeneruara nga Numëruesi i Statistikave, një platformë online ndërkombëtare, që në bazë të përpunimit të të dhënave nxjerr edhe tendencat, tregon se të paktën 51.47 për qind e shqiptarëve preferojnë që të lundrojnë në internet përmes celularit. Këtu përfshihen orët totale të kaluara online në një faqe të caktuar dhe mjeti nga bëhet aksesimi. Në këtë pjesë nuk përjashtohen as klikimet për shkak të punës. Kjo tregon se deri diku celulari po zëvendëson edhe kompjuterin e zyrës për çështje pune. Gjithsesi kompjuteri tradicional desktop nuk e ka humbur magjinë e tij.
Të paktën 45.95 për qind pjesës së orëve të kaluara online bëhen përmes kompjuterit.
Më pak i përdorur duket se mbetet tableti, një version i mesëm mes kompjuterit dhe celularit por që në shumë raste evitohet për shkak se është një kosto shtesë dhe jo gjithkush mund ta përballojë.
Vetëm 2.5% pjesës së orëve të kaluara online nga ana e qytetarëve bëhet përmes këtij mjeti.
Statistikat e përpunuara i përkasin një periudhë 12 mujore nga gushti 2016 deri në gusht 2017. Numëruesi i Statistikave është një platformë ndërkombëtare që ofron kundrejt pagesës të dhëna për bizneset e interesuara që duan të dinë se cilat janë rrjetet sociale nga vijnë më shumë klikime, ku kalohet koha më e madhe online si dhe cilat janë markat dhe sistemet që preferohen në treg.
Të gjitha këto u shërbejnë bizneseve për të rritur fokusin se ku duhet të reklamojnë më shumë, dhe ku duhet të kanalizojnë shpenzimet e tyre të marketingut të dedikuara për këtë pjesë.
Monitor


T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































