Presidenti Trump – diktatorit Kim Jong: Nuk ka zgjidhje me dialog
Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 31 August 2017
Presidenti amerikan Donald Trump u është përgjigjur sot zërave të shumtë për mundësinë e zgjidhjes së krizës mes SHBA dhe Koresë së Veriut nëopërmjet një dialogu
. Vetëm me një fjali ai e hodhi poshtë këtë opsion sepse sipas tij kërkesa për një zgjidhje diplomatike të krizës me regjimin e Phenianit ishte e destinuar të dështonte.
“Që prej 25 vitesh, SHBA po diskuton me Korenë e Veriut. Të dialogosh nuk është zgjidhje!”, shkroi presidenti amerikan vetëm 24 orë pas lëshimit nga regjimin i Kim Jong-Unit të një rakete qe kaloi edhe mbi territorin japonez.
Administrata e Donald Trump, ashtu si ajo e paraardhësit të tij, Barack Obama ka qenë e ashpër përballë regjimit koreanoverior, me shpresën për ta bërë të heqë dorë nga programet bërthamore dhe balistike. Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson rikonfirmoi gjithashtu se ishte i hapur për negociata me Phenianin, me kushtin që ato të përqendrohen në denuklearizimin e Koresë së Veriut.
“Ne do të vazhdojmë fushatën tonë me presion paqësor me aleatët tanë, me Kinën, për të parë nëse kjo do ta sillte Phenianin në tryezën e negociatave, për fillimin e një dialogu për një të ardhme ndryshe për gadishullin korean dhe Korenë e Veriut”, ishte shprehur ai disa ditë më parë.
Sot, Kina, partneri kryesor tregtar i Koresë së Veriut, bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe paqësore për këtë krizë dhe kritikoi thirrjet e përsëritura që i janë drejtuar asaj nga SHBA-ja për të rritur presionin ndaj Phenianit.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































