Me vetëbesim deri te zemra e saj
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 30 August 2017
Për femrën e ëndrrave tuaja tento, për fillim, të vësh kontakt me sy, por nga largësia, që ta shikosh si reagon. Nëse ajo e mban shikim tuaj, kjo tingëllon edhe më mirë, ju buzëqesh, mos hezito po shko në drejtim të saj, transmeton “Zeri.info”.
Disa djemve pushtimi i femrave u shkon shumë lehtë, sikur janë duke bërë shaka, edhe pse nuk duken shumë më mirë apo më të veçantë se të tjerët. Ajo që i dallon nga ti janë vetëm dy karakteristika themelore, vetëbesimi dhe këmbëngulja. Ndoshta është pak më vështirë të vendosni që përnjëherë të bëheni me vetëbesim dhe këmbëngulës, por edhe pa këto një femër mund ta pushtoni nëse ju përmbaheni disa rregullave të thjeshta, të cilat do t’i paraqesim në vazhdim.
Vendosni kontakt me sy
Për femrën e ëndrrave tuaja tento, për fillim, të vësh kontakt me sy, por nga largësia, që ta shikosh si reagon. Nëse ajo e mban shikim tuaj, kjo tingëllon edhe më mirë, ju buzëqesh, mos hezito po shko në drejtim të saj. Por nëse ajo femër e anashkalon duke mos shfaqur interesim për atë shikim dhe e kthen kokën dika tjetër, atëherë më nuk ka nevojë të mundoheni më pasi që shanset i keni shumë të vogla. Por nëse të duket se ajo vlen edhe më shumë të mundohesh, ndërsa jeni të përgatitur për çdo dështim dhe refuzim të mundshëm, atëherë nuk ka nevojë të hiqni dorë nga tentimi juaj. Provo, nuk ke çka të humbësh…
Gjuha e trupit
Mos harro ta përqendrosh vëmendjen në gjuhën e trupit. Për këtë nëse edhe më mirë dëshiron t’i vlerësosh shanset tuaj, shiko me vëmendje.
Jo interesim për dy femra
Mos trego interesim për të dhe për miken e saj! Këtë gjithsesi përpiqu ta shmangësh, pasi që nëse tregon interesim për dy apo më shumë femra përnjëherë, kjo do të thotë që ose je fillestar apo “i dëshpëruari klasik” dhe nuk di asgjë, ama bash asgjë për pushtimin e një femre. Këto janë përndryshe metoda të humbësve. Kështu që nëse je në dilemë pasi që një kohë të janë fiksuar disa femra të bukura që janë së bashku dhe as vetë nuk mund të vendosësh te e cila do t’i drejtosh radarët, kthjellu dhe përzgjidh njërën dhe përqendro vëmendjen kah ajo. Zgjidhje tjetër nuk ka, vetëm nëse dëshiron të shkosh në shtëpi pa asnjë numër telefonik. Dhe kjo nuk është ndonjë alternativë, apo jo?
Femra më tërheqëse në botë
Le të mendojë që është femra më tërheqëse në botë! Te pushtimi i një femre rregulli themelor është: ajo duhet të ndihet e veçantë. Ty të takon të bësh gjithçka që ajo në të vërtetë të mendojë kështu. Femrën pra mund ta pushtosh nëse në shoqërinë tuaj ndihet mirë. Nëse mendon se është për ty femra më e bukur në botë, atëherë sigurisht do të dëshirojë që përsëri t’ju shoh dhe kjo është ajo që dëshiron. Apo jo? Pak lajka askujt nuk i bëjnë dëm.
Kur duhet të heqësh dorë?
Duhet ta dish kur duhet të dorëzohesh dhe të shkosh: ky rregull është po ashtu i rëndësishëm, nëse jo edhe më i rëndësishmi nga të tjerët dhe përsërite në kokë derisa mos ta ngulitësh brenda saj, pra kokës. Beso, nuk ka asgjë më keq sesa mashkulli i mërzitshëm dhe shumë testues, i cili nuk e di kur duhet të shkojë, i cili nuk e sheh se është i padëshirueshëm dhe që e bën idiotin nga vetja. Këtë shumë lehtë do ta vëresh, nëse këtë egoja personale ua lejon, sipas reagimeve të saj. Femrat nuk e pëlqejnë tentimin e tepërt dhe të shpeshtë, ndërsa injorimi i saj do të thotë që nuk është e interesuar.
Mos u dekurajoni
Për sukses megjithatë është e nevojshme këmbëngulja e caktuar. Për këtë mësoje nga to këtë leksion dhe nëse këtu apo aty ndonjë femër të refuzon, mos e merr këtë si goditje të madhe. Mos e humbisni vetëbesimin, këtë lojë mbizotëroje hap pas hapi, ndërsa nga gabimet mëso. Ndoshta ndonjëherë refuzimi i ndonjë vajze nuk ka aspak lidhje me ty. Ndoshta pikërisht në atë ditë ka qenë keq e disponuar apo ka të dashur. Përpiqu t’u përmbahesh këtyre rregullave të thjeshta dhe kush e di ndoshta telefoni juaj do të jetë së shpejti i pasur për ndonjë numër…
Të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...
-
Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rre...
-
Gazetari Dakaj e vë në siklet Dimal Bashën, pasi e pyet a je gati ta sfidosh fëmijën tënd ta praktikojë doracakun e edukatës seksụale
Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë sh...
-
Shkup, gruaja 61-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcje...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman J...
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...