Lajme

Mbi 500 mjekë ikën nga Shqipëria gjatë qeverisjes së Edi Ramës

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 24 August 2017

Ne tre vite e gjysëm mbi 500 mjekë kanë lënë Shqipërinë dhe vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, numri i tyre i ka kaluar 100 vetë. Sipas Urdhrit të Mjekut kjo po shkakton vakum në sistemin tonë shëndetësor. Kanë filluar të mungojnë specialistët dhe shërbime të caktuara po shkojnë drejt mbylljes.
Mjekët e diplomuar nuk arrijnë të mbushin boshllëkun që lënë të larguarit. Numri i bluzave të bardha që ikin nga Shqipëria po rritet me ritme të shpejta. Vetëm tetë muajt e këtij viti 125 mjekë kërkuan pranë urdhërit profesional, dokumentin që iu kërkohet jashtë vendit.
Rrugët e emigrimit i kanë marrë mjekë të rinj me përvojë. Presidenti i Urdhërit të Mjekut tregon se mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të fushave të ndryshme kanë të njëjtat arsye që largohen nga vendi. Shteti që parapëlqejnë të jetojnë e ushtrojnë profesionin është Gjermania, për shkak të aksesit më të lehtë në shërbimet shëndetësore./Abcnews

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera