Auto&Tech

Kështu funksionon iPhone 8 pa butonin e zakonshëm (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 24 August 2017

Një video e re e publikuar në internet, tregon se si do të funksionojnë veçoritë më të zakonshme në iPhone 8.

Në versionet aktuale të celularit, Qendra e Kontrollit hapet duke rrëshqitur nga fundi i ekranit.

Por në videot e publikuara, Qendra e Kontrollit aktivizohet duke rrëshqitur nga ana e djathtë.

Kjo duket se funksionon vetëm nga ekrani i mbyllur. Është pak e çuditshme në shikim të parë dhe nuk është e qartë nëse kjo është vetëm një ide prototip, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Aktualisht, duke rrëshqitur nga ana e djathtë e ekranit hapet aplikacioni i kamerës. Gjithashtu, edhe mbyllja e aplikacioneve do të bëhet më ndryshe me iPhone 8 – ndryshe nga versionet aktuale të iPhone ku duhet klikuar dy herë butonin kryesorë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy