Robotët murgj
Autori: Gazeta inFokus
16:57 | 23 August 2017
Kompania japoneze “Nisseieco Co. Ltd.” prezantoi robotin-prift, të programuar për të dhënë një dorë ndihme në tempujt budistë, ku mund të kryejnë detyra të ndryshme, përfshirë atë të leximit të shkrimeve të shenjta gjatë funeraleve.
Roboti humanoid i quajtur “Pepper” u hodh në veprim gjatë ekspozitës më të madhe japoneze të arkivoleve dhe objekteve të tjera mortore, ku u shfaq i veshur me një rrobë të gjatë murgu.
Sipas këshilltarit ekzekutiv të kompanisë, Michio Inamura, roboti do të jetë në gjendje të përmbushë të gjitha ato detyrime fetare që po neglizhohen çdo ditë e më shumë nga shoqëria.
“Numri i familjeve që shkojnë nëpër tempuj e dhurojnë parà është në rënie, e kjo vihet re sidomos në zonat rurale. Një situatë e tillë ka prekur mënyrën e jetesës së priftërinjve, shumë prej të cilëve janë detyruar të gjejnë punë ‘part-time’ e kështu nuk kanë kohë të lexojne ‘sutra’-t në mëngjes e në mbrëmje. Ndaj menduam se ‘Peperi’ mund ta bënte fare mirë këtë punë”, tha Michio Inamura, nga kompania “Nisseieco Co. Ltd.”.
Roboti, – shton Inamura, – do të ishte edhe një opsion më i lirë për familjet, duke qenë se kushton 50 mijë jenë apo 457 dollarë për funeral, krahasuar me koston tipike të mbi 240 mijë jenëve apo 2.194 dollarëve të kërkuar zakonisht nga priftërinjtë për një ceremoni mortore.
Kurioziteti i vizitorëve ka qenë i madh, megjithatë një pjese të tyre sërish nuk i bind ideja që detyrimet fetare mund të përmbushen nga një robot.

T� tjera
-
Pacolli kërkon hetim të Valon Llukës pas arrestimit të dy personave nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të dy personave nga Krim...
-
DOSJA e Sinjalizuesit alarmon Kurtin, Ramën e Prokurorinë për keqpërdorime masive e punësime familjare në ndërmarrjet publike të Prishtinës
Një dosje me denoncime për punësime familjare, ndikime politike, keqmenaxhim ...
-
Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Veç i keni ndërru bosat e krimit e të biznesve, po ju kontrollojnë oligarkët
Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se LVV dhe Qeverisja e Kurtit në v...
-
Konjufca për Raportin e Progresit: S’ka rënie, por ritëm më të ngadalshëm të reformave
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,...
-
“…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”, Hykmete Bajrami ia kujton Vigan Qorrollit dyshimet për kopjim në provim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur ...
-
Debati për Raportin e Progresit, Osmani: Për pushtetin e sotëm, a ka ma marre…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen...
-
Demaku: Raporti i Progresit pasqyron dështimin e Qeverisë dhe paaftësinë institucionale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar Qeverin...
-
Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërp...
-
Arrestohen drejtori dhe menaxheri i një kompanie, dyshohen për keqpërdorimin e mbi 62 mijë eurove nga grantet ndërkombëtare
Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për përfshir...
-
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti
Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sig...
-
“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe t...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
































