Vrasje e tmerrshme: Trupi i gazetares gjendet pa kokë, duar dhe këmbë (Video)
Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 22 August 2017
Trupi i femrës pa kokë është gjetur në një gji afër Kopenhagës ku policia daneze e kërkonte gazetaren suedeze Kim Wall, zhdukjen e së cilës e kishte lajmëruar familja e saj.
Trupi pa kokë, këmbë dhe duar u zbulua vetëm disa orë pasi që ndërmarrësi danez Peter Madsen (46), i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçares, i kishte thënë policisë sa ajo kishte vdekur, derisa ishte me ta në nëndetësen e tij.
Madsen (46) pohon se Wall kishte vdekur në mënyrë aksidentale dhe se pas kësaj ai e kishte lënë në det, duke ndërruar deklaratën e mëparshme se si ajo ishte gjallë kur kishte zbritur në Kopenhagë. Trupin e kishte vërejtur një çiklis, i cili kishte kaluar nëpër gjirin Koge, pikërisht në vendin ku kishte thënë Maden se e kishte “lëshuar” trupin e gazetares së vdekur.
Wall ishte parë për herë të fundit më 10 gusht në nëndetësen “UC3 Nautilus” të cilën e kishte ndërtuar Madsen, por ai deri të hënën kishte insistuar se mbrëmjen e njëjtë ajo kishte zbritur në kontinent.
Madsen’in e kishte marrë marina daneze më 11 gusht kur nëndetësja e tij ishte fundosur në port. Familja e Kim’it kishte lajmëruar policinë për zhdukjen e saj, ndërsa hetuesit danez kanë kumtuar se kanë gjetur prova se nëndetësja ishte fundosur me qëllim, me siguri që Madsen t’i fshehë gjurmët e vrasjes, e jo për shkak të prishjes, siç ka pretenduar ai.
Wall ishte gazetare “freelance” suedeze e cila jetonte në dy adresa, në Nju Jork dhe në Kinë, dhe kishte raportuar për New York Times, Guardian, Time dhe Wise. Në nëndetësen e Madsen’it kishte shkuar në mënyrë që të shkruajë një tregim për një ndërmarrës dhe pronarin të një nga nëndetëseve më të mëdha private në botë, të gjatë 18 metra, në të cilën kishte financuar së paku 200.000 dollarë.
Madsen, pas arrestimin i kishte thënë policisë se nuk e kishte vrarë gazetaren, por e kishte zbarkuar në afërsi të restorantit në një ishull të afërt disa orë para fundosjes. Mirëpo, tani e ka ndërruar tregimin, por ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur dhe përse është vrarë Kim. /express

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































