Mjekësia “inteligjente” ndërtohet në Kinë
Autori: Gazeta inFokus
08:55 | 21 August 2017
Për mjekësinë kineze, çelja e qendrës së parë të inteligjencës artificiale për trajtimin mjekësor në vend, është një arritje e madhe: ajo mund t’i ndihmojë mjekët ta diagnostikojnë një sëmundje brenda një harku kohor prej vetëm disa sekondash.
Sistemi i ndihmës në diagnostikim AI është i aftë të analizojë të dhënat mjekësore përfshirë këtu dhe pamjet grafike të mushkërive apo gjëndrave të gjirit. Gjatë një ekzaminimi rutinë, doktorët arritën të zbulonin vetëm tre nodule beninje në mushkëritë e një pacienti nga skaneri i tij i mushkërive, por sistemi i ri gjeti 5 të tilla.
“Mbase nuk i kushtova shumë vëmendje asaj njolle kur po e shihja. Sa per hijen e dytë, ajo ishte shumë e zbehte dhe nëse e sheh nga këtu, eshte vetëm 2.3 milimetra. Është shumë kollaj ta ngatërrosh me ndonjë enë gjaku”, shprehet Deng Kexue, përgjegjës i sektorit të grafisë digjitale në spitalin Anhui.
Deng shpenzoi 20 minuta kohë për të kontrolluar mbi 300 imazhe të përfituara, në një kohë kur sistemi AI e përfundoi analizën brenda pak sekondash.
“Ndihma e këtij sistemi për mjeket mund te provohet shume e vyer, por serish rezultatet e verifikimit te imazheve nga makineria duhet ta marrin në fund edhe konfirmimin e radiologut. Mjekët mund të kursejnë goxha kohë me këtë proces asistence, i cili i krijon më shumë hapësirë për t’u përqendruar tek trajtimi i pacientit”, thotë Tao Xiaodong, kryespecialist, qendra e ndihmës në trajtim, AI.
Spitalet që do të përfitojnë prej këtij shërbimi do të kenë për më tepër edhe mundësinë t’ua dërgojnë imazhet specialistëve të fushës, të cilët mund t’i ekzaminojnë ato me kujdes e të kontrollojnë diagnozën e dhënë nga kompjuteri përpara se të dilet në një rezultat përfundimtar.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























