Një biznesmen akuzon Kryetarin e Ferizajt se sekserët e tij e rrahën – përgjigjet edhe Sfarqa (Video)
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 20 August 2017
Një biznesmen ka lëshuar akuza në drejtim të Kryetarit të Ferizajt se e kanë rrahur sekserët e tij. Mirëpo, Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka mohuar se ka gisht në këtë rrahje. Ka thënë se duhet drejtësia të sqarojë këtë situatë. Ka paralajmëruar edhe padi për shpifje.
Reagimi i Kryetarit të Ferizajt, Muharrem Sfarqa:
Reagim ndaj intervistës së Ismet Kamenicës në TV TEMA Lidhur me intervistën e Ismet Kamenicës në TV TEMA më 19 gusht 2017 dhe sidomos lidhur me disa shpifje të tij, dëshiroj t’i bëj këto sqarime: Së pari, unë nuk mbaj përgjegjësi ndaj sjelljes së dajëve të mi, as të asnjë personi mbi moshën 18 – vjeç, por betohem në vlerat më të larta që i çmoj, se nuk kam asnjë lidhje me çështjet që i përmend Ismet Kamenica në intervistën e transmetuar në TV TEMA; Si kryetar komune më vjen keq për incidentin që i ka ndodhur këtij personi, siç do të më vinte keq për çdo qytetar tjetër dhe u bëj thirrje organeve të policisë dhe të drejtësisë që ta ndriçojnë sa më parë rastin; Çdokush është i lirë të dyshojë për çfarë të dojë, por të gjitha akuzat që dalin në këtë intervistë, nuk kanë të bëjnë aspak me mua. Çështjen e lejeve ndërtimore duhet sqaruar me Drejtorinë e Urbanizmit; Mosmarrëveshjet lidhur me lejen e një objekti, z. Kamenica duhet t’i zgjidh përmes rrugëve ligjore në organet përkatëse dhe nuk ka përse të më ngatrrojë mua në këto çështje; Jam thellë i bindur se incidenti i z. Kamenica është pasojë e borxheve ose e raporteve të tij me personat me të cilët është në konflikt për çështje ndërmjet tyre, të cilat ata duhet t’i sqarojnë me ndihmën e organeve të drejtësisë. Mendoj se transmetimi i një interviste me akuza të tilla në TV TEMA në këtë kohë, nuk është i rastit, meqë jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe në kohën kur është konfirmuar kandidatura ime për kryetar komune. Me sa duket TV TEMA ka marrë përsipër të vihet në shërbim të forcave të caktuara politike, duke zbatuar agjendën e tyre, në dëmin tim. Dëshiroj ta njoftoj publikun se kam filluar konsultimet me njohës të drejtësisë për të paditur ata që keqpërdorin emrin tim, duke më akuzuar për çështje me të cilat nuk kam asnjë lidhje. Hollësi të tjera lidhur me këto çështje, do të jepen në konf erencën me gazetarë më 21 gusht, ora 11.00 në zyrën e kryetarit të komunës së Ferizajt. Muharrem Svarqa
Versioni i biznesmenit te rrahur
Biznesmeni nga Komuna e Ferizajt Ismet Kamenica, ka deklaruar se gjatë natës së mbrëmshme është sulmuar fizikisht në afërsi të një objekti në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.
Ismet Kamenica i cili është duke u marr me ndërtimin e një objekti në Ferizaj, hedh gishtin kah kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa për sulmin që i është bërë. Në një intervistë për televizionin”TV Tema”, Kamenica ka deklaruar se një person i quajtur Gani Leskovci, i cili sipas tij është daja i kryetarit të Ferizajt, me ca të afërm të tij, e kishin sulmuar dhe rrahur atë në mbrëmjen e 19 Gushtit 2017, duke i shkaktuar atij edhe lëndime trupore.
Kamenica pretendon se Muharrem Svarqa qëndron prapa sulmuesve të mbrëmshëm, të cilët po i kërkojnë para për një leje ndërtimore.
Policia e Ferizajt ka konfirmuar se mbrëmë është hapur një rast me përshkrimin “lëndim trupor”, dhe se në konsultim me prokurorin, ai vazhdon të kompletohet dhe të procedohet në gjykatë me procedurë të rregullt. Jozyrtarisht mësohet se sulmuesit e dyshuar, pas dhënies së deklaratës në polici janë lënë të lirë, shkruan TV Tema. TV TEMA e kontaktoi kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa, për një prononcim të tij në lidhje me këto akuza, por kryetari refuzoi të deklarohet sot, me arsyetim se është ditë vikendi.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...