Sulmi në Barcelonë, policia kërkon drejtuesin e makinës
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 19 August 2017
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi 13 viktima e mbi 100 të plagosur në bulevardin e famshëm të Barcelonës, Las Ramblas, mund të jetë ende i gjallë dhe në arrati.
Policia spanjolle bëri të ditur se është vënë në kërkim të marokenit Younes Abouyaaqoub, i cili, sipas mediave spanjolle, është shoferi i furgonit. 22-vjeçari jetonte në qytetin e vogël të Ripoll në veri të Barcelonës, ku policia ka arrestuar 3 vetë. Një person i katërt u ndalua në Alkanar. Një person që më herët ishte identifikuar si i dyshuari kryesor, Moussa Oukabir, 17 vjeç, konfirmohet të jetë mes 5 terroristëve të vrarë nga policia më vonë gjatë sulmit tjetër në Kambrils, në perëndim të Barcelonës.
Oukabir dyshohet se me dokumentat e të vëllait kishte marrë me qira furgonin e përdorur për sulmin në Barcelonë dhe një tjetër që u gjet disa orë më vonë në qytezën e Vik, me të cilin kishin planifikuar të arratiseshin. Sipas autoriteteve, të dyshuarit kishin planifikuar të zhvillonin sulme më të sofistikuara, por një shpërthim aksidental që ndodhi të mërkurën në qytezën Alkanar i privoi agresorët nga eksplozivët e i detyroi ata t’i drejtoheshin metodave më të thjeshta.
Të gjithë viktimat e sulmit në Las Ramblas ishin turistë, mes të cilëve dy italianë, një amerikan, një kanadez, një spanjoll dhe një portugez. 7-vjeçari Julian Cadman, me kombësi britaniko-australiane, i cili u nda nga e ëma gjatë sulmit, është zhdukur. 60 persona janë ende të shtruar në spital, 15 prej të cilëve në gjendje kritike.
I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përsipër autorësinë e sulmit në Las Ramblas edhe pse nuk është e qartë nëse ndonjë nga agresorët ishin të lidhur direkt me grupin apo ishin frymëzuar prej tij.
Të tjera
-
“Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha...
-
Hakerët e Rusisë sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës, atë të Presidencës dhe Kryeministrisë
Hakerët nga Rusia kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gj...
-
Osmani kujton Betejën e Çabratit: Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm
Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gj...
-
I dyshuari që dhu*noi se*ksua*lisht për një vit 14 vjeçaren nga Ferizaj dyshohet se ishte zyrtar i Policisë së Kosovës
Herën e parë e kishte dhunuar në Autobus. E më pas për një vit rresht 59 vjeç...
-
Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur vendimin e BE-së për mir...
-
Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase që i përmbush nevojat e qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se administrata publike ësht...
-
Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bër...
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...