Sport

Chelsea ia ‘terron’ Moratas, po e transferon një super-sulmues (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 16 August 2017

Chelsea ka kthyer interesimin për Andrea Belottin.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e dëshiron në “Stamford Bridge” sulmuesin e Torinos, pasi Diego Costa do të largohet nga klubi, raporton “Daily Star”, .

Në fund të sezonit 2016/17 të Premierligës, Conte i tregoi Costas të gjejë klub të ri pasi nuk bën pjesë në planet e tij, por braziliani ende nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe po stërvitet i vetëm në Brazil.

-Advertisement-

Tani raportohet se pavarësisht që Conte shpenzoi 70 milionë funte për Alvaro Moratan, është duke kërkuar një tjetër sulmues dhe ai është Belotti i Torinos, i cili ka shënuar 38 gola në 70 paraqitje në Serie A.

Morata u largua nga Reali që të mos jetë nën hijen e Karim Benzemas, por duket se edhe te “Blutë e Londrës” do të ketë një konkurrencë të fortë pasi Conte është duke insistuar për italianin e talentuar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy