Misteri i vdekjes së 14 vjeçarit të gjetur në lumë. E ëma: Ma vranë djalin
Autori: Gazeta inFokus
18:24 | 13 August 2017
Kanë kaluar 11 ditë nga vdekja e 14-vjeçarit Valentin Carkaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet në kanalin e Shtodrit, fshati Hot i Ri por ende edhe sot familja e tij nuk ka përgjigjen zyrtare të akt-ekspertizës mbi shkaqet e vdekjes.
Nëna e tij Jetmira Çarkaj hedh dyshime të forta se djalin ia kanë ekzekutuar, e më pas hedhur në kanal, duke shtuar se në vendin ku u gjet i mituri, familja kishte kërkuar disa herë prej momenti të humbjes së tij. Dyshimet ia përforcojnë edhe më shume shenjat që ajo thotë se djali ka pasur në qafe dhe pjesën e kokës.
”Ka pasur shenja në qafë, në kokë. Gjuhën e mbledhur dyfish. Një ditë më parë kam qenë aty, pak parë disa herë dhe djali nuk ka qenë aty”,tha nëna.
Është e vendosur ti shkojë deri në fund çeshtjes, edhe pse ka mësuar se policia e ka mbyllur si dosje. Çarkaj kërkon ndihmën e drejtësisë për të zbardhur të vërtetën. Një natë përpara gjetjes së trupit të të birit, ajo tregon se ka patur edhe një telefonate anonime, për të cilën ka bërë denoncim në polici.
Jetmira Çarkaj është shprehur se ka mësuar se është mbyllur si çështje por ajo kërkon drejtësi. Ndërkohë Policia Shkodrës e pyetur nga “Ora News” mbi këtë ngjare i mbetet versionit të parë, se 14- vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në kanal dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...


































