Shëndetësi

Kjo perime e zvogëlon inflamacionin, e përmirëson shëndetin e nyejve dhe ju mbron nga kanceri

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 10 August 2017

Qoftë nëse e hani atë pa e përzier me ushqime tjera, apo e hidhni në supë ose në sallatë, selino sjellë efekte të mahnitshme shëndetësore në trup.

Selino është e mbushur me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit, e promovon shëndetin e nyejve dhe ju ndihmon nga kanceri.

Selino është antipezmatues natyral sepse përmban luteolin, ndërsa e zvogëlon inflamacionin në shumë pjesë të trupit, duke përfshirë edhe trurin.

-Advertisement-

Selino ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut

Selino përmban kalium, i cili është i dobishëm për menaxhimin e shtypjes së gjakut. Vitaminat dhe mineralet e selinos ndihmojnë në relaksimin e muskujve përreth artereve.

Përveç këtyre, selino ndihmon edhe në humbjen e peshës, në sistem më të mirë të tretjes, e liron stresin, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera