Shëndetësi

Nëse i shikoni këto tek thonjtë tuaj, duhet të shkoni tek mjeku urgjentisht

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 09 August 2017

Është e rëndësishme të dini se shumica e njollave të thonjve ose e pikave të bardha janë shkaktuar nga flluskat e ajrit nën thonjtë tuaj. Pjesa e bardhë e thoit që në gjuhën shkencore quhet leukonychia mund të ndodhë për arsye të ndryshme. Kryesisht vjen si shkak i lëndimit të thonjve. Disa pjesë të bardha mund të trashëgohen, por në raste të tjera mund të çojnë në sëmundje serioze mjekësore.

Ngjyra e bardhë në thonjtë tuaj mund të jetë një shenjë për ekzemë ose kërpudha. Kjo mund të ndikojë në shëndetin tuaj të thonjve. Nëse vija juaj e thonjve është më e ulët, atëherë jeni në një fazë të hershme të sëmundjeve të thonjve. Ngjyra e bardhë horizontale në gjithë sipërfaqen e thonjve mund të tregojë simptoma të leprozës dhe malaries. Nëse ka dy vija të bardha horizontale përgjatë shiritit të ngushtë  të thonjve mund të tregojë shenja të simptomës së hipoalbuminemisë. Kjo është një shenjë për nivelin e ulët të proteinave albimun në sistemin tuaj të gjakut.Kjo simptomë mund të çojë në disa sëmundje serioze siç janë:

Sëmundjet kronike

-Advertisement-

Sëmundjet akute që përfshijnë cirrozën e mëlçisë, dietën e parregullt dhe sëmundjen e veshkave.

Rekomandohet të mos injoroni asnjë ndryshim tek thonjtë tuaj sepse mund të shoqërohet me probleme të tjera shëndetësore.Është e këshillueshme që të kontrolloni shpesh gjendjen e thonjve me mjekun tuaj për ti mbrojtur ato nga ndonjë sëmundje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera