Bashkatdhetarët ferizajas të interesuar të investojnë në vendlindje
Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 09 August 2017
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në kuadër të takimeve të shumta me mërgimtarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës ka zhvilluar sot një takim miqësor me Agim Sejdiun udhëheqës i shoqatës “Kosova” në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kreytari Svarqa shprehu falënderimet e tij për këtë interesim dhe tha se komuna do të ofrojë mjaft lehtësime për investimet që do të bëhen këtu nga kushdo qoftë.
“Ne i ofruam dokumentet dhe udhëzimet që posedojmë për investimet e bashkatdhetarit Sejdiu dhe presim rezultatet konkrete brenda pak kohësh. Mirëpresim secilin bashkëpunim të dobishëm për qytetarët tanë. Për ata që investojnë edhe palët që do të mund të gjejnë punë nga këto investime” pohoi kryetari Svarqa.
Bashkatdhetari Sejdiu shprehu përgëzimet e tij për zhvillimet pozitive që po ndodhin në Kosovë, duke treguar edhe synimet e tij e të shokëve nga Bostoni për investime të rëndësishme këtu.
“Vërtet kemi dëshirë të jemi të lidhur me Kosovën prandaj diskutojmë shpesh të investojmë edhe kapitalin tonë këtu, prandaj u orientova në komunë për të marrë udhëzimet se di duhet vepruar. Mësova se ka disa procedura që lidhen edhe me nivelin qendror dhe pak ngadalë ecin këto punë, por unë kam një plan familjar dhe gjithsesi do të bëjmë diçka në vitet e ardhshme” tha Agim Sejdiu nga ShBA.
Ai më tutje ka njoftuar kryetarin Svarqa për aktivitetin e shoqatës “Kosova” me ç’rast punohet mjaft në parandalimin e asimilimit të fëmijëve shqiptar në Boton ku jetojnë mbi 1 mijë e 500 shqiptarë , pastaj në ofrimin e shumë donacioneve për fëmijët e sëmurë , si dhe në rastet e tjera humanitare. U premtua se aktivitetet e tilla do të jenë edhe më të shpeshta në të ardhmen.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...































