Fun & Video

Mbijeton 3 ditë, vetëm me insekte dhe lule

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 08 August 2017
Një 32-vjeçar britanik i ka mbijetuar natyrës së egër australiane duke konsumuar insekte dhe lule për 3 ditë, deri në momentin që u gjet nga grupi i shpëtimit.

Sëbashku me të dashurën e tij, Anthony Collis kishte ndërmarrë një udhëtim prej 4 mijë kilometrash përmes disave prej zonave më të izoluara në Australi.

Në gjysmë të rrugës çifti ka pasur një debat dhe janë ndarë duke lënë pas edhe automjetin e tyre që kishte ngecur në baltë.

E dashura e tij, Debbie Blomfield, pasi kishte përshkruar 8 kilometra rrugë në këmbë ka mbërritur në një kamp të vogël, ku ka raportuar se Anthony ishte zhdukur.

-Advertisement-

Për kërkimin e tij u angazhuan edhe helikopterë, por në zonën ku u gjetën rrobat e tij grupi i shpëtim-kërkimit nuk e zbuloi ku ai ndodhej as me aparaturën zbuluese të nxehtësisë, çka shtoi dyshimet se ai do të kishte ndërruar jetë.

Por më pas ai tregoi se aparatura nuk e kishte identifikuar dot, pasi ai ishte mbuluar me rërë në mënyrë që t’i mbijetonte të ftohtit ekstrem gjatë natës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera