Sport

Ademi përfundon dënimin, Dinamo e befason (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 08 August 2017

Arijan Ademi, ylli shqiptar i Dinamo Zagrebit, ka përfunduar dënimin prej dy viteve, të dhënë nga UEFA, për përdorim të dopingut.

Dinamo Zagreb nëpërmjet një njoftimi ka ftuar tifozët në stërvitjen e skuadrës, e cila zhvillohet sonte nga ora 19:00.

Gjiganti kroat i ka ftuar tifozët në stërvitje që ta presin mesfushorin shqiptar, Arjan Ademi, i cili pas dy viteve do të stërvitet me skuadrën, shkruan Express.

-Advertisement-

Ademi ishte dënuar me dy vite mos lojë nga UEFA pasi kishte rezultuar pozitiv në testin e dopingut.

Ademi, i cili është pjesë e Dinamos nga viti 2010, ka kontratë me klubit nga Zagrebi deri në vitin 2020. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera