Rozë

Albumi i Rita Orës shtyhet sërish

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 08 August 2017

Rita Ora ka zbuluar se data e lëshimit të albumit të saj të dytë do të shtyhet edhe një herë.

Këngëtarja 26-vjeçare e hitit “Your Song” së fundmi ishte në New York për “Facebook Live” të Q&A, transmeton Klan Kosova.

“Albumi im do të dalë shumë shpejt”, tha Rita në përgjigje të pyetje së një fansi. “Më duhet të them në fillimin e vitit të ardhshëm, por, hej, surprizat vijnë, apo jo?”.

-Advertisement-

Tani mund të presim lirisht që albumi i Ritës të publikohet në fillim të vitit 2018. Albumi i saj i mëparshëm doli në fillim të vitit 2017.

Këngëtarja shqiptare zbuloi edhe disa emra të artistëve që kanë punuar me të studio për këtë album, përfshirë Chris Martin, Julia Michael, Justin Tranter dhe më shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera