Së shpejti eklipsi i parë i plotë diellor në 99 vjet
Autori: Gazeta inFokus
19:38 | 06 August 2017
Dielli, hëna dhe Toka do të vihen në vijë të drejtë më 21 gusht, duke e kthyer ditën në natë për të paktën disa minuta të mahnitshme.
Kjo pamje e mrekullueshme pritet të vështrohet nga Shtetet e Bashkuara për herë të parë në afro një shekull. E sipas gjasave, kurrë më parë një eklips total diellor nuk do të vështrohet e studiohet me kaq kërshëri.
“Do ta shohim këtë shfaqje me sy të pashembullta”, premton Alex Young, një fizikant i eklipseve diellorë, i cili koordinon arsimimin dhe shtrirjen publike të NASA-s. Dhe festa pritet të shijohet tërësisht nga Oregoni deri në Karolinën e Jugut.
E duket se të gjithë pa përjashtim do të presin me ankth dhe padurim këtë shfaqje që të ofron kozmosi. Astronautë amatorë, qytetarë të thjeshtë, por edhe shkencëtarë.
“Kjo është me të vërtetë një mundësi e jashtëzakonshme për sytë e habitur të publikut”, thotë një fizikante si Angela Des Jardins, nga Universiteti i shtetit të Montanës. Ndërkohë, studentë të shumtë kanë përgatitur balona me videoregjistrues, për të mundur të kapin më nga afër pamjet e eklipsit dhe për t’i kthyer ato në Tokë me të zbritur pajisjet fluturuese.
Edhe satelitët dhe teleskopët e vendosur në Tokë do të drejtohen për nga Dielli dhe nga hija që do të shkaktojë hëna, në një perimetër prej afro 97-113 km. Astronautët do të bëjnë të njëjtën gjë me kamerat e tyre në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Por kjo ngjarje e rrallë do të kapet edhe nga anijet dhe avionët e pasagjerëve, përcjell TCh.
Ky do të jetë eklipsi i parë i plotë i Diellit në 99 vite, që prek Amerikën nga brigjet perëndimorë në ato lindore, e që do të mund të shihet nga të paktën 48 shtete, për herë të parë prej 38 vitesh

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...



























