Lajme

Milloshoski: OBRM-PDUKM-ja pret më shumë vota në zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 06 August 2017

OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, sot njoftoi se është plotësisht e përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale ku presin që me programin dhe ofertën kadrovike të fitojnë më shumë vota.

Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM tha se presin që të fitojnë numër më të madh të këshilltarëve në krahasim me partitë tjera politike dhe numër më të madh të kryetarëve të komunave.

“Gjithashtu presim që ekipi ynë i cili është formuar nga Komiteti Ekzekutiv çdo ditë dhe në kohë ta përmbushë detyrën e tij për përgatitje të programit dhe për marrje pjesë në zgjedhjet në nivel shtetëror dhe në kohë ta përmbushë detyrën e tij për përgatitje të të gjithë programeve në nivel lokal”, tha mes tjerash Milloshoski.

-Advertisement-

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 15 tetor.

Të njëjtat duhej të mbaheshin në muajin maj, por për shkak të krizës politike dhe kohës kur vendi ishte pa Qeveri, ato u prolonguan për muajin tetor./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera