Lajme

Ky është qëndrimi i Kishës serbe në thirrjen e Vuçiqit për dialog për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 29 July 2017

Sinodi i Shenjtë i Kryedioqezes do të vendos për qëndrimin zyrtar të Kishës ortodokse serbe lidhur me ftesën publike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për  dialog të brendshëm lidhur me Kosovën

Në kabinetin e kreut të Kishës ortodokse serbe, Patriarkut Irinej, i kanë thënë Tanjugut, Sinodi është organi i vetëm meritor që mund të dalë me një qëndrim për këtë çështje, por vetëm atëherë kur në selinë e Kishës ortodokse serbe të vijë ftesa zyrtare për dialog, përcjell Telegrafi.

“Vetëm atëherë për këtë çështje do të deklarohen peshkopët dhe do të përcaktohet qëndrimi zyrtar i Kishës ortodokse serbe”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Patriarku Irinej para disa ditësh ka apeluar tek “krerët shtetërorë serbë” që kurrë të mos e japin pëlqimin për “tëhuajësimin e Kosovës dhe Metohisë”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy