Lajme

Konstituimi i Kuvendit, ‘peng’ i presidentit

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 24 July 2017

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është i sigurt se do të bëhet as më 28 korrik, ashtu siç kishin paralajmëruar nga koalicioni PAN ditë më parë. Arsyeja është mossigurimi i votave të nevojshme nga ky koalicion. E gjithë këtë zvarritje sipas “Vetëvendosjes” dhe koalicionit LAA po e mundëson presidenti Thaçi

Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma (PAN), nuk i ka numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve, prandaj edhe po zvarritet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit. Kështu thonë për gazetën “Zëri” njohësit e çështjeve politike në vend. Ndërkohë, deputetë nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe nga koalicioni LAA kanë akuzuar presidentin Thaçi se po i bën argat PAN-it, duke mos thirrur seancën. Sipas tyre, nuk ka kurrfarë arsye për shtyrje të seancës konstituive, prandaj kjo duhet të bëhet sa më parë. E përfaqësues të koalicionit PAN, megjithëse më herët kishin deklaruar se kjo seancë do të mbahet më 28 korrik, tani thonë se nuk e dinë kur do të mbahet seanca konstituive pasi askush nuk i ka lajmëruar ende asgjë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se PAN-i i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe ky nuk është problemi për shtyrjen e seancës. “Sa i përket datës së seancës unë nuk e kam parasysh se cilën ditë do të jetë, sepse deri më tani nuk kam asnjë njoftim, por ajo që është e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i deputetëve sepse akoma nuk është bërë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera