Lajme

Tërmeti në Greqi, mes 3 të plagosurve edhe një shtetas shqiptar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 21 July 2017

Greqia është tronditur sot pas një tërmeti te fortë në Detin Egje, qe vrau te paktën dy persona në ishullin grek Kos.

Sipas asaj që raportojne mediat e huaja, referuar burimeve zyrtare, mes tre prej të plagosurit në Athinë nga tërmeti, është edhe një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin “Thriasio”, me dy të plagosur të tjerë, një shtetas grek, dhe një skandinav.

-Advertisement-

Ata u dërguan me aeroplan të premten në mëngjes, pasi u plagosën nga tërmeti vdekjeprurës që goditi ishullin Kos në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Sipas deklaratave të drejtorit të spitalit, Palaiorotis Konstantinos, të plagosurit janë duke marrë trajtimin spitalor, por ai tha se më rëndë i plagosur është shqiptari i cili ka pësuar trauma të rënda, e ka një thyerje në shpinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera