A i keni ditur këto gjëra për Australinë?
Autori: Gazeta inFokus
15:11 | 21 Korrik 2017
Eksporti i gamiljeve, plazhet pa fund, kryeministri rekordmen, misteri i kryeministrit që u zhduk në oqean dhe shumë të tjera.
1- PER T’U ZBULUAR: Pothuajse tre të katërtat e specieve që formojnë ekosistemin australian ende nuk janë zbuluar: e thotë Jo Harding, përgjegjës i Bush Blitz, një program i mbështetur nga agjencitë qeveritare dhe institutet kërkimore, që dokumenton bimët dhe kafshët e të gjithë Australisë.
Ndërkohë, të tjerë shkencëtarë thonë se në realitet është e vështirë të llogaritësh numrin e specieve të zbuluara dhe atyre që ende nuk janë zbuluar, por të shumtë janë ata që bien dakord se numri i këtyre të fundit në Australi është vecanërisht i lartë.
2- KANGURET: Në Australi ka më shumë kangurë se sa njerëz: më saktësisht, 34 milionë kangurë (në vitin 2011) dhe 27 milionë banorë (2.66 për km katror).
3- SELFIE: Sipas Fjalorit të Oksfordit, fjala Selfie (autofotografi) është australiane: është përdorur për herë të parë në një blog australian në vitin 2002: në të folurën e përditshme australiane, shfaqet shpesh herë prapashtesa “ie” për fjalë të ndryshme.
4- HELME: Në Australi gjendet një prej bimëve më helmuese të botës: Dendrocnide moroides, e cila cliron një toksinë që është në gjendje të provokojë djegie të fortë, të vjella dhe në disa raste edhe vdekjen. Aty ndodhen edhe akrepat më helmues: Atrax robustus, vejusha e zezë, akrepat e bananeve dhe akrepi violinë. Por faqja e internetit e historisë së natyrës jep siguri: vetëm dy prej këtyre kanë shkaktuar vdekje dhe të paktën që nga viti 1981, në Australi askush nuk ka vdekur prej pickimit të një akrepi.
5- GAMILJET: Nga viti 2002, Australia eksporton gamilje në Arabinë Saudite. Sauditët nuk kanë mjaftueshëm për konsumin e tyre të mishit. Me eksportin, Australia zgjidh edhe problemin e gamiljeve predatore: grupe prej qindra gamiljesh të egra, si ato që në vitin 2009 rrethuan qytetin e Docker River, në kërkim të ujit. Vlerësohet se numri i gamiljeve të egra në Australi është të paktën një milionë.
6- ISHUJ DHE PLAZHE: Australia është një ishull i rrethuar nga bukuria e 8000 ishujve më të vegjël, më i madhi i të cilëve është Tasmania, që sipas qeverisë australiane, ka ajrin më të pastër në botë. Në Australi janë numëruar 10 mijë plazhe: që do të thotë se mund të vizigosh çdo ditë nga një, për 30 vitet e ardhshëm.
7- QUAJENI RANCH: Në prill 2015, Kidman & Co, një kompani e specializuar në tregtinë e kafshëve, ka nxjerrë në shitje Anna Creek, fermën më të madhe të botës, që shtrihet në një hapësirë prej 23677 kilometra katrorë. Pra më e madhe se sa vende si Belgjika, Izraeli dhe Xhamajka.
8- KUR DUHET SHKUAR? Sipas Lonely Planet, momenti më i mirë për të shkuar në Australi është mes tetorit/nëntorit dhe marsit/prillit, pasi vera në Australi vjen mes dhjetorit dhe shkurtit. Por nëse dëshiron të vizitosh shkretëtirat e qendrës, më mirë të shkosh në dimër… domethënë mes qershorit dhe gushtit.
9- MINISTRA: Ish Kryeministri, Bob Hauke, është i famshëm për faktin që ka vendosur një rekord botëror: ka pirë 2.5 pintë birrë në 11 sekonda. Hauke është ende i bindur se ajo ka qenë arsyeja e suksesit të tij politik. Një tjetër Kryeministër, Harold Holt, në vitin 1967 u zhduk teksa notonte në oqean dhe që atëherë kanë humbur gjurmët e tij. Një mister që ende apasionon shumëkënd.
10- JETA E BUKUR: Melbourne konsiderohet kryeqyteti sportiv i botës: ka numrin më të lartë të sporteve dhe impianteve sportivë në dispozicion të banorëve të tij, në krahasim me pjesën tjetër të botës. Dhe prej tre vitesh, sipas indeksit të jetueshmërisë së The Economist, është qyteti më i jetueshëm në botë.Sipas një indeksi të ngjashëm të revistës Monocle, është vetëm i treti.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...


































