Manjani: Ja pse nuk mund të largohen nga qeveria ministrat e PD-së dhe LSI-së
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 20 July 2017
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka listuar disa arsye kushtetuese se pse ministrat e PD apo të LSI nuk mund të largohen.
Në postimin e tij në “Facebook” Manjani thekson se edhe pse politikisht ata duhet të largohen, qëndrimi i tyre në detyrë është urdhër i Kushtetutës!
“Qeveria aktuale siç e katranosi Kryeministri, ka nevojë për një kuorum minimal që të mblidhet e të funksionojë. Ministrat e PD dhe LSI janë shumica ndaj qëndrimi i tyre bëhet edhe më i detyrueshëm!”, shton ai.
Reagimi i Manjanit:
Pse nuk mund të ikin ministrat.
Debati publik mbi qëndrimin ose jo në qeveri të ministrave të PD dhe LSI, bëhet shpesh në injorim total të Kushtetutës së Republikës.
Inati, mllefi apo edhe ndjenja e hakmarrjes politike është shumë më e fortë se arsyeja kushtetuese e funksionimit të shtetit.
Qeveria e dizenjuar në kushtetutë si një institucion që funksionon pandërprerje. Ajo mbidhet rregullisht për të diskutuar dhe vendosur ( shih nenet nga 96- 100 të kushtetutës), ashtu sikurse Kryeministri dhe ministrat vijojnë rregullisht pa ndërprerje detyrat e tyre.
Qëndrimi në detyrë për Kryeministrin dhe ministrat është detyrë! Shiheni cfarë shkruhet në nenin 106 të Kushtetutës:
“Neni 106Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës.”
Pra qëllimi është të mos lihet vendi pa qeveri asnjë minutë!
Formulat apo lëvizjet politike vijojnë punën e tyre, por vendi duhet të ketë qeveri. Askush nuk mund të braktisë detyrën kushtetuese! Kjo do të thotë se edhe nëse për arsye politke apo personale ministri jep dorëheqje, Ai/ajo është i detyruar të qëndrojë në detyrë derisa të vijë pasardhësi/sja. Kjo është detyrë kushtetuese!
Ministrat e PD dhe LSI mund të dorëhiqen për arësye politike (personalisht mendoj se duhet ta bëjnë një orë e më parë), por qëndrimi i tyre në detyrë është urdhër i Kushtetutës!
Qeveria aktuale siç e katranosi Kryeministri, ka nevojë për një kuorum minimal që të mblidhet e të funksionojë. Ministrat e PD dhe LSI janë shumica ndaj qëndrimi i tyre bëhet edhe më i detyrueshëm!
Por mos mbledhja e qeverisë dhe vendimmarrja e saj qarkulluese është kulmi i paligjshmërisë dhe i anti-kushtetushmërisë. Nuk ka askund asnje nen, paragraf apo qofte dhe një fjalë të vetme që të ligjërojë vendimmarrjen qarkulluese! Nuk ka!
Qeveria prandaj ka rregulla detyruese për qëndrimin në detyrë, pikërisht për të garantuar vendimmarrjen solide e solemne të saj!
Nëse dikush ndonjëherë do jetë i interesuar për të hetuar një shkelje të rëndë të Kushtetutë, duhet ta fillojë nga kjo qeveri që është në dhunim permanent të saj!
Ndërkohë njerëzit kontribojnë ose thjesht shohin spektaklin e kultit të individit që braktis qeverinë dhe Kushtetutën duke u shitur si shtetar! Kulmi!

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...



































