Lajme

Policia liron vajzën pas arrestimit në Arabinë Saudite, që kishte dal me minifund (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 20 July 2017

Policia saudite liroi pa asnjë akuzë një vajzë të re që u shfaq në një video me minifund dhe bluzë të mëngë të shkurtra.

Ajo u ndalua dhe u mor në pyetje pasi video u postua në rrjetet sociale dhe veshja e saj e papërshtatshme, siç u cilësua nga autoritetet, shkaktoi një debat në vendin konservator.

Shumë njerëz kërkuan që ajo të merrte ndëshkim shembullor meqë shkeli kodin e veshjes dhe në krye të fushatës ndaj saj ishte komiteti për promovimin e virtytit dhe parandalimin e vesit, ndryshe njohur si policia fetare, shkruan TCh.

-Advertisement-

Çështja e saj i kaloi prokurorisë së përgjithshme në Riad, por prokurori publik e mbylli çështjen me shpejtësi.

Nuk u dhanë arsye për këtë, por ministria e Informimit tha se pasi vajza u mor në pyetje, prokurori urdhëroi lirimin e saj dhe nuk ngriti asnjë padi. Lirimi i vajzës është cilësuar një fitore për liberalët në vend, të cilët bënë fushatë të madhe në mediat sociale që ajo të mos ndëshkohej për asgjë.

Kodi i veshjes në Arabinë Saudite është shumë i rreptë dhe femrat duhet të mbulohen nga koka tek këmbët. Për më tepër, vajza në video gjendej në një qytet historik dhe fetar që quhet “Ushayqir” dhe lirimi i saj pas asnjë ndëshkim është cilësuar vërtetë si fat i madh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera