CIVIL: Të shtënat nëpër dasma janë primitive, të rrezikshme dhe joligjore
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 19 July 2017
Në Maqedoni çdo vit ka incidente me të shtënat nga armë zjarri nëpër dasma edhe atë kryesisht në vendbanimet shqiptare.
Para dy ditëve, në Gostivar është lënduar një burrë me një plumb qorr i cili vinte nga ahengu familjar që organizonin fqinjët.
Në lidhje me këto incidente të njëpasnjëshme, ka reaguar Organizata Joqeveritare CIVIL nga Shkupi, duke apeluar që qytetarët të mos festojnë me armë zjarri.
”Apelojmë deri te nikoqirët dhe organizatorët e ahengjeve familjare të bëjnë zëvendësimin e revoleve dhe plumbave me mënyra ligjore, siç janë fishekzjarret edhe atë të drejtuara nga personeli i kualifikuar. Të shtënat festive janë të ndaluara me ligj dhe janë pjesë e traditave që u takojnë shekujve të kaluara kur njerëzit nuk kanë pasur telefona dhe mjete tjera komunikimi. Kjo është primitive, e rrezikshme dhe joligjore”, thuhet në kumtesën e Civilit.
Kjo organizatë vazhdimisht e alarmon opinionin dhe institucionet për tema lidhur me kontrollin e armëve në 17 vitet e fundit dhe zbaton fushatë për forcimin e vetëdijes publike për tekalimin e kultit ndaj armëve dhe dhunës në vend.
”Civili pretendon se është koha e fundit që të gjitha palët e prekura në domenin e shoqërisë, institucioneve dhe qeverisë, të ndërmarrin hapa serioze për tejkalimin e kultit ndaj armëve dhe problemeve tjera lidhur me armët. Kontrolli i armëve nuk është vetëm detyrë e policisë, por është edhe pjesë e masave afatgjate për trajtimin me kultin ndaj armëve. Për çdo vit, Civili del me një varg rekomandimesh për kontrollin e armëve. Qeveria e Gruevskit ishte e shurdhër ndaj rekomandimeve të Civilit gjatë viteve të kaluara, dhe i ndërpreu projektet për parandalimin dhe reformat në polici, një pjesë nga të cilat ishin të kushtuara këtyre temave. Shpresojmë se Qeveria e re do të jetë e hapur ndaj ekspertizave dhe rekomandimeve të Civilit.” thuhet në kumtesën e kësaj organizate.

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...































