Lajme

Ky është arkitekti që është kundër ndërtimit të xhamisë

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 18 July 2017

Kundër ndërtimit të xhamisë në Dardani është arkitekti Xhelal Llonçari. Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se hapësira që i është ndarë ndërtimit të saj është tejet i ngushtë.

“Jam kundër xhamisë aty. Objektet janë të lidhura me hapësirën, mendoj që ai lokacion është denigrues për xhaminë qendrore në Prishtinë. Nga ana profesionale, hapësira është tejet e ngushtë, nuk ka hapësirë në kuptimin e plotë dhe të ndjehet fryma e kultit fetar. Aty e kemi një objekt që është i dhunuar. Kjo po ndodh me shumë objekte”, ka thënë Llonçari.

“E njëjta gjë është me operë dhe me bibliotekë. Kjo është filozofi oportuniste e pushtetit. Janë për vota, jepja xhaminë, jepi çdo gjë. E ndërton një xhami, por çka ke bërë me atë punë?”, ka pyetur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera