Lajme

PAN-i zbulon emrat e deputetëve në ditën e seancës

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 17 July 2017

Mungesa e numrave të koalicionit PDK-AAK-Nisma për të krijuar Qeverinë është duke vonuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit nga presidenti Hashim Thaçi.
Edhe pse deklarativisht thonë të kenë arritur marrëveshje individuale me disa deputetë nga partitë shqiptare, zyrtarë të PAN-it nuk kanë treguar nëse i kanë bërë së paku 61 vota për votuar qeverinë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, kjo do të dëshmohet vetëm ditën e seancës.

Deri më tani kanë munguar edhe veprimet e administratës së Kuvendit për përgatitjen e seancës plenare, e cila është përgjegjësi e legjislaturës së fundit.

-Advertisement-

Ramush Haradinajt, i nominuar për kryeministër nuk i ka mjaftuar më shumë se një javë kohë për të gjetur partnerë në bashkëqeverisje. Pas refuzimit që i bëri Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Haradinaj është në kërkim të votave nga deputetët individualë të këtyre partive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera