Shëndetësi

Përse teshtijmë?

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 16 July 2017

Si edhe me rastin e kollitjes kur nxjerrim “tepricën” e dëmshme nga rrugët e frymëmarrjes, kur teshtijmë nxjerrin atë që na “sulmon” hundën: polenin, pluhurin, bakteret, viruset… Teshtitja është mënyra në të cilën trupi ynë mban të pastër sinuset dhe gavrën e hundës.

Nganjëherë sulmon sëmundja, nganjëherë ndodhë vetëm ndonjë dukuri irrituese “qesharake” (p.sh. kur nuk mund të ndërprisni teshtitjen, kështu që para gjithë personave që ndodhen në afërsi tuajën bëheni qesharak, ndërkaq ju thonë “shëndet”).

Ky “eksplozion i brendshëm”, si edhe kolla, fillon me marrjen e frymës dhe me “mbylljen” e tejzave të zërit. Mirëpo kur është fjala te teshtitja, gjuha dhe njerithi bllokojnë rrugën ajrit, kështu që në vend që vetëm nga goja, ajo “shpërthen” edhe nga hunda, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Teshtitja është mënyra në të cilën trupi ynë mban të pastër sinuset dhe gavrën e hundës. Mirëpo, ekzistojnë edhe situata të tjera në të cilat teshtijmë, p.sh. kur shikojmë nga Dielli apo dritën e fuqishme – atëherë fjala është për teshtitje refleksive fotosensitive.

Në shumë raste teshtija është mënyra e trupit për të larguar gjëra nga hunda që shkaktojnë irritim. Në raste tjera teshtija lidhet me të ftohtit, duke larguar rreth 40,000 pikla mikroskopike infektuese. Poashtu, shumë teshtitje janë reaksione psikosomatike të mendimeve dhe emocioneve shqetësuese

Kërkimet e zhvilluara në Universitetin e Neurologjisë të Pensilvanisë në SHBA, kanë treguar se teshtimat u bëjnë shumë mirë të gjithë njerëzve dhe se pas çdo “apshu”, hunda punon më në rregull dhe është në gjendje të ndjejë edhe aromat më të lehta. Kjo ndodh sepse pas teshtimave, receptorët e nuhatjes stimulohen më shumë.

Mekanizmin e nuhatjes së njeriut e kanë studiuar shumë shkencëtarë, por çmimin Nobel për këtë e kanë marrë amerikanët Richard Axel dhe Linda Back. Ata kanë zbuluar se njeriu është në gjendje të nuhasë më shumë se 10 mijë lloje aromash të ndryshme dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra.

Një teshtimë e vetme në ambiente publike mund të përhapë virusin në thuajse 150 persona në vetëm pak minuta. Nëse teshtini në ambient pune gjatë periudhës kur ajo vjen si pasojë e gripit dhe jo alergjisë, atëherë personat që gjenden rreth jush mund ta mbartin virusin.

Sipas studimeve piklat e teshtimës dhe përhapja e viruseve janë më të zhvilluara në disa ambiente, për shembull në autobusët urbanë dhe kjo shifër është 99 për qind, në trena 96 për qind dhe në ambiente pune 88 për qind.

Nuk duhet ndaluar teshtimën që është në progres

Sipas mendimit të Alan Wildit, kirurg i qafës dhe i kokës dhe profesor i otorinolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Saint Louis, nuk rekomandohet të shërbeheni me asnjë metodë për ndaljen e teshtimës, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shtrëngimin e hundës ose të ashtuquajturës teshtitje me buzë të mbyllura. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes nxitjes për të teshtirë dhe vetë teshtitjes.

Fërkimi i hundës, frymëmarrja e thellë përmes hundës dhe shtypja e buzës së sipërme nën hundë mund të shmang nevojën për teshtitje, por vetë procesi i teshtitjes nuk guxon të ndërpritet pasi të ketë filluar njëherë.

Çka mund të ndodh nëse përpiqemi ta ndalim teshtitjen?

Ndoshta edhe asgjë. “Lëndimet të cilat do të mund të ndodhnin do të ishin të lidhura me anomali anatomike”, thotë Wild.

Teshtitja e zakonshme largon ajrin nga trupi me shpejtësi deri në 160 km/h, shpejtësi marramendëse që mund të shkaktojë lëndime serioze nëse ndalet gabimisht. Për këtë arsye nuk duhet ndaluar kurrë teshtimën që është në progres. Për shembull, mos e mbani hundën apo gojën mbyllur gjatë teshtitjes.

Por nëse bini në situata të tilla, mbajtja e teshtitjes mund të ketë pasoja relativisht serioze, si:

• Dëmtim të diafragmës;
• Pëlcitje të kapilarëve të syve (në pjesën e bardhë të syrit);
• Shtypje të madhe të ajrit në kanalin e Eustahit në vesh dhe pëlcitje të timpanit të veshit, lëndime në veshin e brendshëm, të cilat sjellin marramendje deri edhe humbje të dëgjimit;
• Dobësim të enëve të gjakut në tru dhe pëlcitje të tyre për shkak të ngritjes momentale të shtypjes.

Shikuar realisht rreziku nga pasojat është i vogël, por kurrë nuk mund të themi me siguri të plotë që nuk jemi pikërisht ne ata të pafat, të cilëve kjo mund t’u ndodhë.

Disa të tjerë janë të ekspozuar ndaj teshtitjes agresive, e cila mund të sjellë një seri problemesh të tjera:

• Teshtitja agresive te personat të cilët kanë pasur një operacion të sinuseve mund të ngjeshë ajrin në hapësirën përreth syrit dhe të shkaktojë fryrje ose të shtyp ajrin në zgavrën e trurit dhe të shkaktojë dhimbje koke të madhe e madje edhe sulm në tru;
• Teshtitja agresive mund të shkaktojë lëndime për shkak të tendosjes së befasishme;
• Teshtitja agresive mund të shkaktojë edhe mospërmbajtje momentale.

Disa lloje të teshtitjeve edhe i mundojnë mjekët edhe sot e kësaj dite, transmeton Telegrafi. Shumica e tyre besojnë se kjo në fakt është reaksion refleksiv i rëndësishëm për të flakur agjentët ngacmues dhe alergjenët e tjerë nga hunda jonë.

Megjithatë, nuk është secila teshtitje e lidhur me hundën. Disa njerëz teshtijnë kur dalin në diell, disa gjatë marrëdhënieve seksuale, disa pas marrjes së anestetikëve intravenozë, disa pas ngrënies ose për shkak se kanë çrregullime të caktuara mentale si epilepsia. Këto lloje të teshtitjeve janë ende të panjohura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera