Lajme

Qëllohet me armë një 21 vjeçar nga Kosova në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 15 July 2017

Një shqiptar (21) nga Kosova mbeti i plagosur dje mbrëma në qytetin zviceran Ebikon (LU). Policia ka arrestuar një zviceran (34) dhe ndërkohë po kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes, shkruan “Blick”.

Policia mori alarmin rreth orës 20.45, se ishin dëgjuar të shtëna në rrugën Schulhausstrasse te Ebikonit. Atje policia arriti të gjejë shumë persona mes tyre edhe 21 vjeçarin e plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas policisë ndodhet në gjendje stabile për jetën, përcjell botasot.info.

-Advertisement-

Policia dhe Prokuroria zvicerane nuk kanë dhënë detaje tjera për ngjarjen e mbrëmshme. “Communiqué der Polizei” ka sqaruar vetëm se është arrestuar një 34 vjeçar zviceran, që dyshohet të jetë agresori.

Autoritetet zvicerane kërkojnë ndihmë nga dëshmitarët okularë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera