29 prona të uzurpuara në veri
Autori: Gazeta inFokus
12:35 | 08 July 2017
Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit , Ekrem Hajdari,ka thënë se pronat në veri, ato jashtë vendit dhe lirimi i pronave të uzurpuara mbeten sfidë kryesore e AKP-së.
Hajdari në një intervistë për KosovaPress ka treguar se në veri të vendit janë edhe 29 prona që janë të uzurpuara, ndërsa tregon se lirimi i shumë pronave që kanë qenë më herët të uzurpuara në pjesë tjera të Kosovës ka rritur interesimin e investitorëve.
“Përderisa po flasim jemi në një fazë ku thuajse përveç disa aseteve që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, aty janë rreth 28 -29 asete që akoma mbesin të uzurpuara në pjesën tjetër të Kosovës nuk e di a i kemi 1 apo 2 që kanë mbetur akoma. Jemi në proces edhe marrëveshje me qoftë shfrytëzuesit e ri apo me uzurpatoreë për lirim, kështu që mund të themi që nuk kemi më prona në këtë pjesë të uzurpuara . Edhe kjo ka ndikuar në përmirësimin e një klime të përgjithshme për investitorët edhe blerësit potencial”, tha Hajdari.
Drejtori i AKP-së shpreson se shumë shpejt do të formohen institucionet e reja dhe t’i trajtojë disa nga asetet strategjike siç janë Hoteli Grand, Miniera e Goleshit, etj.
“Unë po besoj se me konsolidimin e institucioneve gjegjëse ne do të vazhdojmë në të ardhmen që së pari të kemi një vendim nga Qeveria , se si do t’i trajtojmë këto asete e pastaj edhe për procesin se si do të zhvillohet në lidhje me shitjen , privatizimin e këtyre aseteve. Në kuadër të kësaj liste , kemi hotelin Grand, minierën e Strezovcit, e Goleshit , është Fabrika e Gomave ‘Damperi’ në Therandë, ka edhe asete të tjetra të përmasave të mëdha me karakter strategjik “, tha Hajdari.
Po ashtu ai tha se janë në fazën e një analize të procesit të privatizimit dhe është kërkesë e veçantë e parlamentit të Kosovës, ku sipas tij kërkohet plan dinamik në bazë të të cilit parashihet përmbyllja e gjithë procesit të AKP-së. Por sipas tij pengesat në plane kanë nga lëndët e pazgjidhura nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.
“Hapat që i kemi ndërmarr vlerësojmë që kanë ndikuar dukshëm në shtimin e investitorëve të huaj po edhe vendor. Iu thashë me këtë dinamizëm deri më sot kemi realizuar veçse 6 valë të shitjes me ç’‘rast kemi ofruar për shitje mbi 430 asete anembanë Kosovës. Prej tyre kemi përmbyll diku 80 kontrata tek blerësit në vlerë prej mbi 10 milionë euro. Mbesin edhe një numër prej 70-80 kontrata të cilat janë në procese të ndryshme. Po edhe ato që të realizohen edhe t’u dorëzohen blerësit edhe krejt kjo besojmë që ka ndikuar dukshëm në ngritjen e transparencës së përgjithshme edhe ndaj blerësve po edhe ndaj publikut të gjerë në Kosovë”, tha Hajdari.
Sipas tij gjatë këtij viti ka pasur interesim të madh të investitorëve në valët e privatizimit. Vetëm në vitin 2017-të kanë investuar 550 blerës, gjegjësisht investitor të huaj të cilët janë parakualifikuar .
Hajdari thotë se përmirësimi i infrastrukturës, gjegjësisht legjislacionit në fuqi , dinamizmi i punës, asete më tepër për shitje kanë ngrit numrin e investitorëve .
Por që sipas tij edhe bashkëpunimi që ka pasur me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESA, duke prezantuar asetet jashtë vendit në konferenca e panaire kanë rritur këtë numër të interesimit të investitorëve.
Ai tregon se bordi i AKP-së ka marrë vendim që t’i hedhin në shitje shumë nga ato parcela kryesisht të karakterit bujqësor pasi që sipas Hajdarit është ngritur interesim i madh për to.
Sa i përket ndërmarrjeve në likuidim. Hajdari thotë se, procesi i likuidimit paralelisht me procesin e privatizimit të shitjes vazhdon po me të njëjtin ritëm.
Këtë vit, sipas Hajdarit janë 37 ndërmarrje që kanë hyrë në proces të likuidimit.
Drejtori i AKP-së po ashtu tregon se këtë vit janë ndarë 4 milionë euro në kuadër të r 20 përqindëshit për ish-punëtorët e ndërmarrjeve nën menaxhim të AKP-së.
Sfidë për AKP-në, sipas tij, mbeten asetet jashtë vendit dhe ndërtimet pa leje në pronat e menaxhuara nga Agjencia.
“Kemi bërë identifikimin e një numri të madh të këtyre aseteve jashtë vendit , vazhdojmë me bashkëpunim me ambasadat tona , gjegjësisht me MPJ, të tentojmë ti identifikojmë edhe asetet të tjera në këto vende ku jemi pronar. Mbetet për t’u parë se çka do të bëjmë. “, tha Hajdari.
Hajdari , tha janë duke u munduar që në forma dhe mënyra të ndryshme që t’i ftojnë investitorët dhe të investojnë. Ai tha se bordi dhe menaxhmenti janë transparent dhe se në secilën valë të shitjes e transmetojnë online dhe përmes mediave. Krejt kjo sipas tij bëhet që të heqin dyshimet për keqpërdorime.


T� tjera
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
































