Horoskopi për sot
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 06 July 2017
Dashi – Do ta gjeni veten të përfshirë në disa punë njëkohësisht sot. Bëni kujdes që të mos merrni përsipër më shumë seç mund të mbani, pasi mund t’ju prishë punë. Përpiquni të ruani ekuilibrin dhe t’i jepni gjërave peshën që meritojnë.
Demi – Mos lejoni që faktorë të jashtëm të pa rëndësishëm të bëhen pengesë për të qenë të suksesshëm në atë që dëshironi. Kushtojini më pak rëndësi mendimit të të tjerëve dhe fokusohuni tek ajo që dini të bëni më mirë.
Binjakët – Shpesh të tjerët mund të mos e vlerësojnë ndihmën që i jepni, duke e nënvlerësuar atë. Zgjidhni njerëzit të cilëve u jepni dashuri dhe vlerësim dhe pretendoni të njëjtën gjë në këmbim.
Gaforrja – Është e nevojshme që të tregoheni më të vëmendshëm ndaj sinjaleve pozitive që ju vijnë nga dikush që keni përzemër. Tregohuni të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj nevojave të tyre dhe do të shihni se në këmbim do të merrni vetëm dashuri.
Luani – Gjendja financiare do të pësojë një rritje të ndjeshme që do të sjellë mjaft kënaqësi. Tashmë është e nevojshme që paratë e fituara t’i investoni dhe të punoni për të ardhmen. Bëni plane afatgjata.
Virgjëresha – Miqtë janë të rëndësishëm, por ata nuk duhet të jenë në fokus të gjithçkaje. Vlerësoni më shumë familjen dhe ata që kanë vërtetë nevojë për ndihmën tuaj dhe mos u influenconi më shumë seç duhet nga të tjerët.
Peshorja – Ndonëse nuk është në natyrën tuaj që të hidheni me kokë, mos i lini pa i vlerësuar mirë të gjitha mundësitë që do t’ju dalin përpara. Ndoshta ka ardhur koha të shihni për diçka të re, me më shumë të ardhura.
Akrepi – Kërkoni gjithnjë më shumë tek vetja, e do të shihni se mund të shkoni shumë larg. Fati është në anën tuaj, ndonëse nuk e prisni. Dita e sotme mund të sjellë ndryshime të rëndësishme.
Shigjetari – Ndoshta është mirë të ndryshoni ritmin e gjërave sot, bëni diçka ndryshe, takoni njerëz të rinj apo ndryshoni diçka në shtëpi. Ndenja e freskisë do t’ju bëjë t’i shihni gjërat me më shumë pasion dhe një tjetër këndvështrim.
Bricjapi – Mos ia kurseni këshillat atyre që keni pranë dhe tregohuni gjithnjë të hapur për t’iu ardhur në ndihmë sa herë kanë nevojë. Ata do të bëjnë të njëjtën gjë. Në punë bëni mirë të mos shpenzoni kohë me projekte që kanë mbetur në vend dhe fokusohuni tek gjëra të reja.
Ujori – Mënyra sesi komunikoni është shumë e rëndësishme për të patur një marrëdhënie të shëndetshme. Është e këshillueshme që të mos shpërtheni në nerva sa herë ka diçka që nuk ju pëlqen, por ta thoni mendimin me qetësi dhe maturi.
Peshqit – Disa situata mund të zgjidhen lehtësisht duke thënë të vërtetën. Mos kini frikë nga paragjykimet dhe tregohuni të drejtpërdrejt, të tjerët do t’ju vlerësojnë më shumë./
Të tjera
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial n...