Rozë

Capital T rekord klikimesh me “Hatixhe” (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 05 July 2017

Emri i tij është Trim Ademi. Mirëpo të gjithë e njohin me emrin artistik Capital T.

Me talentin e tij që në fillim të karrierës Capo ka arritur të fitojë zemrat e mijëra fansave, transmeton Gazeta Express.

Sigurisht të gjithë e mbani mend këngën e shumë pëlqyer të Capos “Supersweet”, një këngë verore.

-Advertisement-

Por ai asnjëherë nuk u ndal duke vazhduar me hite të njëpasnjëshme duke u bërë njëri ndër reperët më të pëlqyer në vend.

Së fundmi Capo për të gjithë fansat e tij ka publikuar një projekt pak më ndryshe nga sec jeni mësuar ta shihni.

Në këngën “Hatixhe” të publikuar pak ditë më parë Capo kishte sjell tradicionalen dhe modernen së bashku.

Kjo këngë e Capos është pëlqyer aq shumë duke arritur për dhjetë ditë mbi katër milionë klikime në kanalin zyrtar në “Youtube”.

Këtë e ka bërë të ditur Capo përmes një fotografie që ai ka postuar në profilin e tij në Instastory.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera