Rozë

Big Mama zbulon detaje për të dashurin (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 05 July 2017

Këngëtarja e njohur Big Mama ka kohë që ka marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë.

Kjo për faktin pasi që Bigu muaj më parë ka realizuar një operacion ku zvogëloi lukthin.

Tani Bigu ka arritur që të bëjë linja seksi duke larguar 30 kilogram të tepërt.

-Advertisement-

E ftuar në një emision televiziv Bigu ka deklaruar se është pishman pse këtë operacion nuk e ka realizuar më herët.

Bigu madje për herë të parë ka folur edhe për lidhjen e saj.

Ajo ka pranuar se është në një lidhje dhe është shumë e lumtur.

“Jam në lidhje, jam shumë e lumtur. Unë nuk kam qejf të flasë shumë për jetën personale por jemi të lumtur dhe po shkojmë hapave të sigurt me një lidhje serioze dhe mendojmë edhe të krijojmë familje”, ka thënë Bigu.

Ndërkohë Bigu ka zbuluar edhe një detaj tjetër për të dashurin e saj. Për të shuar kureshtjen e fansave ajo ka treguar se i dashuri i saj është me prejardhje nga Kosova.

“Me prejardhje është kosovar por jeton në Belgjikë. Ai nuk është fytyrë publike prandaj edhe nuk ka qejf të jetë në prani të mediave”, ka shtuar më tej Bigu.

Kujtojmë se Bigu derisa ishte në Turqi për realizimin e emisionit të saj, kishte realizuar një video ku në plazh kishte shkruar “I love you Arsim”./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera