Lajme

Kur Edita Tahiri me gratë e Prishtinës niseshin këmbë për të dërguar bukë në Drenicë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 04 July 2017

Me mijëra gra kishin marrë pjesë në marshin e vitit 1998, të cilat kishin për qëllim të ecnin këmbë nga Prishtina për në Drenicë

Në atë kohë sapo kishte shpërthyer lufta dhe në rajonin e Drenicës ishin vrarë rreth 80 persona.

Marshueset të cilat po mbanin nga një bukë në dorë për t’i dërguar civilëve në Drenicë, u ndaluan nga policia serbe në Prishtinë, shkruan Magazina.al

-Advertisement-

Ato rrezikonin konfrontimin me policinë, me arsyetimin se civilët në Drenicë janë të izoluar dhe s’kanë ushqim.

Në krye të grave ishte ministrja e sotshme Edita Tahiri, transmeton Magazina.al.
“Ju lutëm hapeni rrugën sepse fëmijët dhe gratë në Drenicë kanë nevojë për ushqime, kanë nevojë për ndihmë mjekësore për çdo gjë, prandaj lutemi na lejoni për fëmijët dhe gratë”, dëgjohet duke ju thënë policëve serbë Edita Tahiri.

Por lutja e tyre nuk u dëgjua nga policët, pasi ata nuk lejuan që gratë të marshonin drejt Drenicës, duke ju dhënë ultimatum vetëm 15 minuta për t’u shpërndarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera