Kundër-peticioni, njerëzit e Bashës mbledhin firmat në mbështetje të kryetarit
Autori: Gazeta inFokus
08:13 | 03 July 2017
Peticionet janë armët me të cilat do të përplasen dy rrymat e krijuara brenda Partisë Demokratike pro dhe kundër Lulzim Bashës. Pas atij që firmosën disa nga anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, për dorëheqjen e Bashës, ka nisur të firmoset një tjetër, në mbështetje të kryetarit.
“Duke marrë shkas nga një peticion i kryer para disa ditësh nga disa pseudodemokratë, kundër kryetarit të PD-së, Zotit Basha, sot më lindi ideja që të gjithë demokratët e vërtetë dhe simpatizantët e thjeshtë të gjithë bashkë, le të nisim një peticion pro rizgjedhjes së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Sot më shumë se kurrë Partia Demokratike, demokratët e vërtetë kanë nevojë për një opozitë të fortë e brilante. Kanë nevojë për një lider vizionar, europian dhe një model që të na udhëheqë drejt fitores. Ky lider është zoti Basha! Prandaj të gjithë së bashku, lë të bëhemi një zë për të treguar se Lulzim Bash aka më shumë mbështetës se Republika e Vjetër”shkruhet në peticionin pro Bashës, raporton GSH.al.
Fillimisht në Vlorë janë shpërndarë fletushka ku i bëhet thirrje simpatizantëve të Partisë Demokratike të bashkohen për të firmosur një kundër-peticion, që do të dëshmojë për mbështetjen që ka Lulzim Basha në PD.
“Nesër duke filluar nga Ora 11:00 deri në 13:00 tek Selia e PD-së në Skelë përballë Hotel Partnerit kushdo që të dëshirojë mund të firmosi Peticionin vullnetar në favor të konfirmimit të Zotit Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike. Peticioni do dërgohet në Tiranë tek Selia e PD dhe do i dorëzohen vetë Liderit Basha” shkruhet në thirrjen për të firmosur peticionin Pro Bashës.
Një ditë më parë u mbyllën afatet për regjistrimin e kandidatëve për kryetarë të PD-së. Veç Lulzim Bashës, kandidojnë Astrit Patozi, Eduard Selami dhe Erion Piciri.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...


































