Hoti: Mos të sillemi sipas logjikës “për inat të resë më vdektë djali”
Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 01 July 2017
I sapozgjedhuri deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti, ka një porosi për udhëheqësit e subjekteve politike.
Ai ka kërkuar nga ta që të mos humbin kohë për formimin e qeverisë dukë lënë anash teke inatçore e luftë primitive kundër njëri tjetrit, transmeton infokusi.com
Hoti gjithashtu ka thënë se nuk duhet lejojmë të sillemi sipas logjikës “për inat të resë më vdektë djali”,
Postimin e plotë të Hotit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
“Për udhëheqësit e subjekteve politike:
MOS HUMBNI KOHË
Të rinjtë po largohen sepse s’ka vende pune dhe e kanë humbur shpresën, më të vjetrit rropaten me zgjatimet e një krize morale që injorantët e hajnat i sheh si të zotë, ndërsa politikanët udhëhiqen nga teke inatçore e luftë primitive kundër njëri tjetrit.
Nuk besoj se është politikë dhe qasje e kalkuluar për interesa të qytetarëve cilësimi, denoncimi, refuzimi absolutist i vullnetit të rreth 34 përqind të votuesve të vendit.
Një llogaritje e tillë politikëbërëse është për keqardhje, sepse qëndrime dhe diskurs të ngjashëm politik s’gjen në asnjë vend Evropian.
Jam zotuar gjatë fushatës që t’i përfaqësoj sa më denjësisht interesat e të rinjve, të qytetarëve që kërkojnë një Kosovë më të zhvilluar, më të avancuar drejt Integrimeve Europiane dhe jo inferiore ndaj vendeve të tjera.
Si njëri nga të zgjedhurit e rinj në Kuvendin e Kosovës, jam i bindur se Kosova ka nevojë urgjente për institucione të forta, të qëndrueshme dhe përfaqësuese.
Jam i bindur se qytetarët e kanë ‘kurdisur’ rezultatin për të imponuar zgjidhje që kërkojnë reflektim nga ushëheqësit e subjekteve, që kërkojnë tejkalim të mendësisë primitive refuzuese, që kërkojnë bashkimin e tyre për interesat madhore të vendit.
Demarkacioni nuk është çështje numrash në Kuvend, por e koncensusit politik, Asociacioni nuk është çështje e PDK-së, PAN-it apo LDK-së, por e të gjithëve, ashtu siç është edhe Ushtria e Kosovës si një element i domosdoshëm i shtetndërtimit.
Procesi i Gjykatës Speciale nuk është dhe s’duhet të jetë sfidë e një apo dy partive, sepse është sfidë për vendin dhe vlerat e saj më sublime, kurse luftimi i krimit e korrupsionit nuk është thjesht interes partiak i Vetëvendosjes, LDK-së e ndonjë tjetri, por i të gjithë qytetarëve dhe rrugës tonë drejt Evropës.
Republika e Kosovës ka nevojë të përshpejtojë hapat dhe të qëndrojë vertikalisht në orientimin e saj Perëndimor dhe aleancën me SHBA-të, prandaj politikanët duhet t’i shtrohen kësaj llogarie.
Nuk duhet të lejojmë të sillemi sipas logjikës “për inat të resë më vdektë djali”, prandaj dua të besoj se është koha që të mos humbim kohë.
Liderët e subjekteve politike duhet t’i nënshtrohen sovranit, duhet të ulen e të bëjnë zgjidhje sipas vullnetit të tij.
Si njëri nga të rinjtë e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, s’dua t’i shoh edhe më tutje liderët tanë ‘aziatikë’. Kosova s’ka më kohë për të humbur dhe liderët politik duhet të dëshmojnë Evropianizimin e tyre për hir të qytetarëve, për hir të rinisë tonë Evropiane.”/INFOKUSI

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...






























