Ziadin Sela ‘kacafytet keq’ me Komisionerin Han
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 01 July 2017
Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johanes Han ka zhvilluar një takim jo të zakonshëm me liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
Ky i fundit është treguar resitues ndaj kërkesave të shqiptarëve, sidomos për avansimin e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Agjencia e lajmeve INA mëson se, Han i nxitur nga kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar nga Ziadin Sela që ligji për gjuhët të vendoset për miratim pas zgjedhjeve lokale.
Burime nga ky takim thonë për agjencinë INA se, Sela i ka thënë Hanit, se mbrenda 100 ditëve nëse nuk miratohen ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për gjuhët ai do ta braktisë qeverinë.
Han ka vazhduar presionin duke theksuar se, kjo do ta dëmonte Zaevin në zgjedhjet lokale, ndërsa do të përfitonte partia e Nikolla Gruevskit.
“Unë përfaqësoj interesat e popullit tim. Para qytetarëve kam premtuar se brenda 100 ditëve shqipja do të avansohet me ligj. Nuk më interesojnë kalkulimet tjera, brenda 100 ditëve do ta braktisë qeverinë, nëse kryeministri Zaev nuk reflekton”, është shprehur Sela, tregojnë burime brenda LR-PDSH-së. (INA)

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...

































