Rozë

Këto bukuroshe të showbizz-it shqiptar kanë diçka të përbashkët (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 26 June 2017

Nuk është hera e parë që shohim se personazhe të njohur të showbizzit shfaqen me veshje të cilat më parë i kemi parë në trupin e një tjetër figure të njohur. Këtë herë kanë bërë “Xing” me veshjen tre këngëtare të showbizzit shqiptar.

Besojmë se shumë prej jush e mbajnë mend klipin “Bomboleo” të Nora Istrefit, i pari pas lindjes së Rennes në të cilin këngëtarja shfaqet buzë detit e veshur me një palë rroba banje me bel të ngritur të lidhura me zinxhirë që nxjerrin në pah format e saj trupore që lakmohen nga shumë vajza.

Të njëjtën veshje e pamë muaj më vonë në trupin e Adelina Tahirit në klipin “Bone sikur n’dasëm”. Nëse Nora dhe Adelina e zgjodhën këtë veshje për të xhiruar klipiet e tyre, Eni Koçi e zgjodhi për një foto në Instagram.

-Advertisement-

Ditën e sotme këngëtarja e njohur ka postuar një foto ku shfaqet mjaft seksi edhe pse po të njëjtat rroba banje që i kemi parë dhe tek dy këngëtaret e famshme. Cilës mendoni që i shkojnë më shumë? Të treja duken mjaft seksi të veshura kështu. Duket se ky model i rrobave të banjës vështirë se ka për të dalë nga moda./Blitz.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera