Kurti flet për mediat serbe, kundërshton Asociacionin por nuk i përjashton bisedimet me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 26 June 2017
Ai ka thënë se në dialogun e deritashëm në Bruksel nuk i është vënë kurrfarë kushti Beogradit. Sipas tij, dialogu krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në thelb ai vetëm sa thellon ndarjet etnike.
“Ne nuk jemi kundër dialogut, por ne jemi kundër dialogut që Kosovën e shndërron në temë e Serbinë në atë që cakton agjendë”, ka thënë Kurti në intervistën për gazetën e Beogradit “Veçernji novosti”, transmeton Koha.net.
Ai thotë se po u bë kryeministër i Kosovës, njëri nga prioritetet e tij do të jetë dialogu me serbët e Kosovës, ndërsa partia e tij për komunat veriore ka një plan me të cilin parashihen masa të kombinuara sociale e ekonomike.
Në pyetjen pse e vë në pikëpyetje legalitetin e AKS-së, Kurti është përgjigjur se AKS ka rënë ndesh me 23 nene të Kushtetueses së Kosovës dhe se Asociacioni është projekt i Beogradit.
“E ka pranuar Qeveria e korruptuar e Kosovës. Me anë të AKS-së do të pasonte federalizmi i Kosovës në entitetin kosovar e në atë serb me ç’rast Serbia nuk e njeh Kosovë shtet sovran”, ka thënë Kurti duke shtuar se në këtë mënyrë Kosova do të shndërrohej në “Bosnjë të dytë”.
Në pyetjen lidhur me ato që gazeta e Beogradi i quan krime të UÇK-së dhe se ato përgjigjen përgjegjësit, Kurti thotë se nuk beson që UÇK të ketë bërë krime, por beson se ka pasur individë që janë fshehur pas emrit të saj.
Ai mendon se pas UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës dhe EULEX-it, Kosovës i duhet drejtësia universale e jo gjykata shtesë si ajo e sapoformuara, Gjykatë Speciale.
Albin Kurti mendon se Kosovës i duhet ushtria për paqe në përpjesëtim me numrin e popullatës, përkatësisht që në radhët e policisë e të ushtrisë të jenë gjithsej 18 mijë deri në 20 mijë pjesëtarë.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...































