Lajme

Sot inaugurohet Presidenti i ri i Serbisë, Vuçiq: 21 delegacione botërore në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 23 June 2017

Sot inaugurohet Presidenti i ri i Serbisë.

Qysh mbrëmë në kryeqytet, Beograd, kanë mbërritur 21 delegacione të larta shtetërore nga bota për të përcjellur ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri serb, Aleksandar Vuçiqi, raporton Gazeta Blic.

Kështu në Beograd po qëndrojnë nga vendete rajonit, Presidenti i Sllovenisë, Boris Pahor, Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitarović, i pari i Maqedonisë Đorđe Ivanov, ai i Malit të Zi, Filip Vujanović, si dhe treshja e udhëheqjes së Bosnje e Hercegovinës Mladen Ivanić, Bakir Izetbegović dhe Dragan Čović.

-Advertisement-

 Në Ceremoninë në fjalë janë edhe i dërguari i Kancelares Merkel dhe Presidentit të Gjermansë Steinmeier, ish- Kancelari Schroeder,pastaj delegacione të larta nga Rusia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Italia, Greqia, Azerbexhani, Jermenia, Gjeorgjia, Bellorusia e Austrija. /Gazeta Blic/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy