Lajme

Çfarë shpreson Merkel nga bisedimet për Brexit

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 22 June 2017

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se shpreson që bisedimet me Britaninë e Madhe, për daljen nga Bashkimi Evropian, do të mbahen në një frymë të mirë por ka shtuar se fokusi do të jetë që të sigurohet e ardhmja e 27 vendeve anëtare të BE-së.

“Ne do të kemi bisedime intensive. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundim, që t’i mbajë të bashkuar 27 vendet e BE-së”, u ka thënë Merkel gazetarëve pasi ka arritur në Bruksel, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të BE-së.

 “Ne duam të bisedimet të zhvillohen në një frymë të mirë dhe ne e dimë që në të ardhmen do të duam të bashkëpunojmë me Mbretërinë e Bashkuar, por fokusi jonë duhet të jetë për të ardhmen e 27 anëtarëve të BE-së”, ka thënë Merkel./Rel

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy