LDK i heq vijat e kuqe për koalicion me PDK-në?
Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 19 June 2017
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pohojnë se pas certifikimit të rezultateve finale nga ana e KQZ’së, ky subjekt politik për krijimin e Qeverisë, do të bisedojë me të gjitha partitë politike, përfshirë edhe PDK’në, parti kjo e cila para disa muajve e prishi koalicionin me LDK’në.
I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti ditë me parë ka deklaruar se LDK nuk do të hyjë në koalicion qeverisës as më PDK-në e as me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo pasi sipas tij, këto dy parti e kanë votuar rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës.
Por qëndrim krejt tjetër ka nënkryetari i parë i LDK-së, Haki Rugova.
Ai në një prononcim për ORAinfo ka thënë se do të bisedojnë me të gjithë duke mos pasur vija te kuqë me asnjë subjekt politik.
“Do të bisedohet me të gjithë natyrisht, sepse skena politike është e tillë që nuk ke qare pa biseduar me të gjithë”, ka thënë Rugova.
Megjithatë sipas nënkryetarit të këtij subjekti politik, Haki Rugova, LDK është duke pritur certifikimin e partive politike për të vendosur rreth hapave të mëtutjeshëm. “T’i shikojë rezultatet finale, çfarë liste të deputetëve do të kemi ne dhe tek atëherë mund të bisedohet për çdo gjë dhe të shikohet si të shkojmë me tutje”, ka thënë Rugova.
Kujtojmë që LDK ka dal e treta në zgjedhjet e 11 qershorit, duke u renditur pas koalicionit PAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtarë të LDK-së janë zotuar se nuk do të hyjnë në koalicion qeverisës me PDK-në, duke i hapur rrugë një koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen.
Të tjera
-
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë ...
-
Ish-ministrat Shala e Krasniqi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, ...
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...