Lajme

Jahjaga: Njohja e statusit të viktimave seksuale të luftës të bëhet tani(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 19 Qershor 2017

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.

Ajo gjithashtu ka shtuar se kjo duhet të bëhet tani sepse nuk bën të lejohen vonesa të tjera, transmeton Infokusi.com.

Jahjaga këto i tha gjatë një diskutimi të organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Jahjagës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

Sot mora pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Theksova se, pavarësisht pengesave që ka pasur në të kaluarën, procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.

Tani, nuk bën të lejojmë vonesa të tjera. Çdo vonesë e mëtejmë do të riviktimizonte e do të ritraumatizonte viktimat./INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy