Lajme

PAN thotë se deputetët e saj nuk do t’i përgjigjen ftesës së Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 16 June 2017

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dy ditë pas zgjedhjeve, pos koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa), ka ftuar edhe deputetët e koalicionit PAN që t’i bashkohen këtij subjekti.

“Ne ftojmë të gjithë koalicionin LDK-AKR -Alternativa dhe po ashtu deputetët e koalicionit PDK -AAK -NISMA t’i bashkohen lëvizjes në formimin e qeverisë”, ka bërë thirrje Kurti.

Ndërkohë, anëtari i kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti, ka vlerësuar se lëvizja e deputeëve nga një parti në tjetrën është fatkeqësi e politikës në Kosovë. Megjithëkërtë, ai ka thënë se nuk e di nëse PDK do të ballafaqohet me një situatë të tillë.

-Advertisement-

“Tani unë nuk e di a rrezikojmë apo jo, por kjo është fatkeqësia e poltiikës së Kosovës me deputetët pazargjinj. Deputetët duhet të jenë të fokusuar te marrëveshjet dhe tek ideologjitë. Nuk e kuptoj një deputet që kalon nga një subjekt në një subjekt tjetër dhe merr vota në emër të subjektit. Për mua është një absurd i madh”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Kurse, kandidati për deputet i Nismës për Kosovën Enver Hoti, është shprehur i vendosur se deputetët e Nismës nuk do të kalojnë në subjekte të tjera.

“Kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë ai, duke e cilësuar si fyerje për subjektin e tij, një gjë të tillë.

Ndërkaq, kandidati për deputet të AAK-së Bali Muharremaj, ka vlerësuar se nuk do të ketë lëvizje nga AAK në asnjë parti.

“Nuk besoj që ka mundësi të ketë lëvizje prej aleancës në ndonjë parti tjetër. As e besoj, as e mendoj kurrë këtë punë. Ka kaluar koha kur deputetët e Alenacës kanë kaluar nëpër parti të tjera”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera