Lajme

Avokati i varfër me pak kursime në bankë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 16 June 2017

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka një pasuri, vlera e së cilës kalon 100 mijëshin. Kështu ka deklaruar në formularët e pasurisë të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Një shtëpi banimi, Jashari e ka deklaruar si të trashëguar në vlerë prej 50 mijë eurove, bashkë me një truall në vlerën e njëjtë, pra prej 50 mijë eurosh.

Vetëm një shtëpi, për të cilën thuhet se është ende në ndërtim, e ka të deklaruar si pronë të tij. E cila i ka kushtuar 75 mijë euro, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

Vetura që vozit avokati i popullit, kushton 5 mijë euro. Mirëpo nuk është bërë e ditur llojin e veturës të cilin e vozit.

Jashari ka deklaruar në banka mban vetëm 2 mijë e 488 euro. Jashari ende është në obligime financiare ndaj bankave. Vlera e kredisë së tij kap shumën e 7 mijë eurove.
16 mijë euro është paga vjetore e avokatit të popullit./Indeksonline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera