Lajme

Zyrtari i Vetëvendosjes: Nëse LDK hyn në koalicion me PAN’in duhet t’i djegim të gjallë me benzinë

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 14 June 2017

Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një kërcënim publik drejtuar koalicionit LDK-AKR-AL.

Mentor Merovci nga Vushtrria, aktivist i Vetëvendosjes, në një shkrim në rrjetin social Facebook ka kërcënuar haptazi LDK’në nëse këta të fundit bëjnë koalicion me PAN’in.

Madje në postimin e tij ai shkon shumë më thellë. Përmend djegien me benzinë e kalljen për së gjalli të të gjithë atyre që janë pjesë e LDK’së e të cilët mund të bëhen pjesë e PAN’it.

-Advertisement-

“ Nëse LAA, apo dikush nga ta, i bashkëngjitet PAN’it duhet me i bo gati shishet me nga 0.5 l benzinë e me i kall për së gjalli”, shkruan zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo nuk është hera e parë që aktivistë të këtij subjekti bëjnë kërcënime të tilla. Ata vazhdimisht në deklaratat e tyre bëjnë thirrje të ngjashme.

Kujtojmë se ky subjekt në Kuvendin e Kosovës filloi përdorimin e gazit lotsjellës e gjësendeve të tjera për ta parandaluar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Dardan Molliqaj kohë më parë kishte thënë se pushtetarët do të tërhiqen zvarrë rrugëve.

Ndryshe, kjo Lëvizje pas garimit në zgjedhjet e 11 qershorit ka ndryshuar ideologjinë e tyre rreth pranimit të shtetit të Kosovës dhe simboleve të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera